Erion Veliaj mbeti në burg, por vendimi i sotëm nuk ka lidhje me atë që urdhëroi Gjykata Kushtetuese

28 May 2026, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erion Veliaj mbeti në burg, por vendimi i sotëm nuk ka lidhje me

Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës së sigurisë.

Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj dhe nuk ka lidhje me vendimin e dhënë tre ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Veliajt.

Gjykata e Lartë do të zhvillojë një mbledhje të veçantë për shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë për Veliajn, do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.

Për Kushtetuesen edhe qëndrimi në kafaz në seancat gjyqësore mbetet i paargumentuar nga Gjykata e Lartë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video