“Çimoni” u arrestua me gomonen me drogë në brigjet e Greqisë, kontrolle banesash në Sarandë!

25 October 2025, 13:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Çimoni” u arrestua me gomonen me drogë në brigjet
Edmond Musa i njohur si “Çimoni”

Pas ekzaminimeve në spitalin e Filatit dhe shoqërimit më pas në policinë e Igumenicës të 50-vjeçarit nga Saranda, Edmond Musa i njohur si “Çimoni”, policia greke ka ushtruar kontroll në mjetin lundrues gjysmë të fundosur.

Në gomone u gjetën rreth 80 kg marijuanë. Dyshohet se pas sinjalit 'SOS' të lëshuar nga vetë Musa, një sasi tjetër e drogës të jetë hedhur në det.

Deti i trazuar ka detyruar 50-vjeçarin nga Saranda të lëshojë sinjalin “SOS” dhe në ndihmë të tij janë nisur mjetet lundruese të policisë kufitare të Korfuzit dhe Igumenicës, duke e gjetur atë në zonën ishullore “Prasoudi”. 

Për ngjarjen ka pasur bashkëpunim edhe Policinë kufitare të Sarandës, efektivët e së cilës në bashkëpunim me oficerët e sektorit të anti-drogës kanë ushtruar kontrolle banesash në qytetin bregdetar.

50-vjecari Edmond Musa, njihet si një prej skafistëve më të vjetër në qytet, i dyshuar shpesh se kryente linjën e trafikut të drogës drejt Korfuzit me gomone ose jet-ski.


Video