Alternime vranësirash e reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë

25 October 2025, 08:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alternime vranësirash e reshje shiu, parashikimi i motit për

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forcës 1-2 ballë.


Video