Ilir Meta del nga qelia, ish-presidenti do t'i japë lamtumirën e fundit babait të tij

2 June 2026, 07:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta del nga qelia, ish-presidenti do t'i japë lamtumirën e
Rexhep dhe Ilir Meta

Policia e Burgjeve ka nxjerrë nga qelia kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ta shoqëruar drejt fshatit Çepan në Skrapar, ku do t’i japë lamtumirën e fundit të atit të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Meta pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në vendlindjen e familjes, nën masa sigurie dhe i shoqëruar nga policia.

Ish presidenti Meta la ambientet e burgut 313 në orën 7 të mëngjesit, ndërsa ceremonia mortore pritet të zhvillohet në orën 12:00.

Burime bëjnë me dije se Meta ka marrë leje edhe për ditën e nesërme, do të presë ngushëllimet në hotel Rogner prej orës 9 të mëngjesit.


Video