Identifikohet autori i plagosjes në Lezhë, policia jep detajet

19 August 2023, 08:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Identifikohet autori i plagosjes në Lezhë, policia jep detajet
Foto ilustruese

Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë në Gjadër të Lezhës.

Në një njoftim zyrtar policia thotë se autori i dyshuar është Gabriel Marku.

Uniformat blu janë duke kontrolluar zonën për kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ku i plagosur mbeti Dorian Gjini 24 vjeç, i cili mori një plumb në këmbë. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video