Motori del nga rruga, plagosen 2 turistët e huaj në Kardhiq-Delvinë

19 August 2023, 08:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Motori del nga rruga, plagosen 2 turistët e huaj në
Motori del nga rruga, plagosen 2 turistët e huaj në Kardhiq-Delvinë

Dy turistë të huaj, një gjerman dhe një austriak, kanë mbetur të plagosur pasi motori me të cilin udhëtonin doli nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur dje në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë në dalje të tunelit të Skërficës për në Sarandë.

Sipas policisë, 69-vjeçari gjerman me iniciale R.B. humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe pasagjeri austriak G.G. 60 vjeç.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.   


Video