Lajmi i italianëve që s’paguan në Berat merr dhenë, restoranti fshin postimin

18 August 2023, 15:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lajmi i italianëve që s’paguan në Berat merr dhenë,
Turistët italianë duke u larguar pa paguar nga restoranti në Berat

Lajmi i disa turistëve italianë që u larguan pa paguar nga një restorant në Berat, përveçse është ngritur në nivel kryeministror, është bërë temë në mbarë mediat ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama tha se i kishte treguar homologes së tij gjatë vizitës në Vlorë për ngjarjen në fjalë, ndërsa Girogia Meloni kishte kërkuar nga ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci të paguante faturën prej 80 eurosh.

“Meloni rregullon gabimin e idiotëve italianë që u larguan pa paguar në Shqipëri”, janë titujt e medieve ndërkombëtare nga SHBA deri në Filipine.

Sakaq, restoranti që kishte publikuar videot ku shfaqeshin katër turistët italianë duke u larguar me vrap, ka hequr postimin nga rrjetet sociale, mesa duket për shkak të trysnisë së madhe ku është gjendur papritur.


Video