TRAGJIKE/ E zë korrenti teksa po punonte në një lavazh, vdes 15-vjeçari në Dimal

18 August 2023, 13:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

TRAGJIKE/ E zë korrenti teksa po punonte në një lavazh, vdes

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme (18 gusht) në Dimal, pasi dyshohet se e ka zënë korrenti në një lavazh, në Dimal.

Ngjarja ka ndodhur në një lavazh, ku i mituri punonte si ndihmës. Gjatë punës ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.


Video