Plagosje me armë zjarri në Lezhë (Emri)

18 August 2023, 22:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me armë zjarri në Lezhë (Emri)
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Gjadër të Lezhës mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve, mësohet se ka mbetur i plagosur 24-vjeçari Dorian Gjini.

Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në spital.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke mbledhur prova për të zbardhur dinamikën, si dhe për të identifikuar autorin/ët.


Video