Vatër e madhe zjarri në kullotat e Dropullit

18 August 2023, 16:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vatër e madhe zjarri në kullotat e Dropullit
Foto ilustruese

Kullotat në fshatin Likomil të Dropullit, Gjirokastër janë përfshirë nga flakët ditën e sotme, teksa zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në një pjesë të territorit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Dropullit të mbështetura edhe nga një pjesë e repartit të Gjirokastrës për të shuar zjarrin.

Megjithatë shuarja e flakëve është e vështrië për shkak të erës së fortë që favorizon përhapjen drjet bimësisë së thatë. Flakët janë kanë marrë drejtim nga zona e banuar e fshatit, por paraprakisht nuk rrezikohen banesat.


Video