I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Greqi

6 September 2022, 08:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar
Xhani Topalli

Biznesmeni Xhani Topalli, i zhdukur që prej datës 28 gusht në Greqi, është gjetur i pajetë në ishullin Rodos.

Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar, një 53-vjeçar, pronar i një hoteli, i cili i kishte borxh 30 mijë euro biznesmenit shqiptar.

Autori 53-vjeçar ka telefonuar policinë dhe ka rrëfyer krimin, duke zbuluar kështu edhe vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të shqiptarit.

Pas telefonatës autori u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa mësohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh, pasi pronari i hoteli nuk e kishte paguar shqiptarin për punën që viktima kishte bërë në hotelin e tij.

Kujtojmë se shqiptari ishte sipërmarrës ndërtimi. Thuhet se greku i detyrohej shqiptarit 30 mijë euro.

46-vjeçari shqiptar kishte caktuar një takim me pronarin e hotelit mbrëmjen e 28 gushtit dhe po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë euro biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për një punë.

Pas veprimeve hetimore dhe gjatë marrjes në pyetje, pronari i hotelit, ka pranuar se ka vrarës 46-vjeçarin shqiptar si dhe ka treguar se ku ka fshehur kufomën.

 


Video