I riu shqiptar kapet me doza kokaine në Itali

20 October 2025, 17:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I riu shqiptar kapet me doza kokaine në Itali

Policia italiane arrestoi një 25-vjeçar shqiptar teksa po shpërndante kokainë dhe dyshohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut në zonën e Jesi, në Ankoka.

I riu u kap në flagrancë ndërsa po përgatitej të shiste kokainë pranë një qendre tregtare të njohur në qytet.

Efektivët pikasën një mjet të dyshimtë dhe u vunë në ndjekje të tij, pasi zbuluan se mjeti përdorej nga individë të përfshirë në trafikun e drogës. Pasi ndoqën automjetin deri në parking, oficerët ndërhynë dhe ndaluan shoferin, i cili po përpiqej të asgjësonte një pako drogë.

Një kontroll i mëvonshëm zbuloi 7 doza shtesë kokaine në pako të vulosura dhe gati për shitje, si dhe një telefon celular të fshehur, dëshmi e aktivitetit të trafikimit të drogës.

Shqiptari qëndronte ilegalisht në vend dhe ishte i papunë, teksa drejtonte një automjet të regjistruar në emër të një personi me precedentë penalë për krime të ngjashme. Ai u arrestua dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Gjykata në masën e vlerësimit urdhëroi procedimin e tij dhe pas gjykimit dëbimin e menjëhershëm drejt Shqipërisë brenda një jave.


Video