Përmbyset makina në aksin Burrel-Klos, plagosen dy vajza

20 October 2025, 15:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbyset makina në aksin Burrel-Klos, plagosen dy vajza
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Burrel–Klos, ku një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Përmbyset makina në aksin Burrel-Klos, plagosen dy vajza
Pamje nga aksidenti

Video