Ish-kryeministri Fatos Nano në spital!

20 October 2025, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-kryeministri Fatos Nano në spital!
Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është shtruar sërish në spital.

VoxNews ka mësuar se lideri historik i PS-së ndodhet në spitalin privat Hygeia në Tiranë.

Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit, lideri historik i PS-së, prej kohësh ka probleme me mushkërinë dhe është shtruar disa herë në spital.

Ai është shtruar në spital edhe më herët për shkak të një problemi kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005.

Ish-kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.


Video