Tërmeti/ Një pallat rrezikon shembjen në Bulqizë, policia i vë shiritin: Të largohen banorët

17 January 2023, 10:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmeti/ Një pallat rrezikon shembjen në Bulqizë, policia i

Një pallat në Bulqizë rrezikon jetën e 45 banorëve që jetojnë aty, për shkak të tërmetit që ra para dy ditësh, me magnitudë 4.9 të shkallës rihter.

Policia e shtetit ka vendosur një shirit në këtë pallat, ndërsa është kërkuar që banorët të largohen nga aty.

Ndërkohë ky pallat është dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës, ku u vendos për 2 javë shiriti ku tregohej se ai ishte i pabanueshëm.

Por duke qenë se disa banorë nuk pranuan të largoheshin nga banesat e tyre, ata u rikthyen në pallat, ndonëse iu rrezikohej jeta.

Siç shihet dhe nga pamjet, pallati është dëmtuar dhe është shpallur i pabanueshëm.


Video