Atentati ndaj Kreshnik Mujecit për hakmarrje? Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, por Gjykata e Lartë...

26 April 2026, 17:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Kreshnik Mujecit për hakmarrje? Gjykata e Shkodrës e
Kreshnik Mujeci

Një ngjarjen e rëndë kriminale ndodhi ditën e sotme në dalje të fshatit Balldren. Si pasojë e një atentati humbën jetën burrë e grua, shtetasi Kreshnik Mujeci, 39 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja G.Mujeci, 32 vjeç.

Pista e parë e hetimit ndaj atentatit të sotëm në Balldren të Lezhës, mendohet të jetë hakmarrja pasi Kreshnik Mujeci akuzohet për vrasjen e Gegë Mhillaj në vitin 2016.

Por gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka shpallur të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, vendim i dhënë më 27 nëntor 2018.

Më pas, Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Ndërsa, Gjykata e Lartë e ka kthyer për gjykim më 31 tetor 2024.

Pra, dy vëllezërit Mujeci dhe kushëriri i tyre, për vrasjen e Mhillajt nuk janë dënuar asnjëherë.

Policia e Lezhës njoftoi se atentati ndodhi rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta.

Gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin Kreshnik Mujeci 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. Mujeci, 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.


Video