Të shtëna me armë zjarri në Balldren të Lezhës, dyshohet për 2 viktima

26 April 2026, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtëna me armë zjarri në Balldren të Lezhës,
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet për dy persona të vrarë.

Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën për të bërë këqyrjen dhe mbledhjen e provave.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe identitetin e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

 


Video