I moshuari shkon në spital me dëmtime në trup, të paqarta rrethanat! Ja çfarë dyshon Policia

8 February 2024, 08:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I moshuari shkon në spital me dëmtime në trup, të paqarta
Pamje nga vendngjarja

Një 81-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë.

Në fillim dyshohej se ai ka rënë pre e një grabitje, ku hajdutët e kanë goditur me sende të forta në kokë. Sipas njoftimit të policisë, në orën 07:05 i moshuari ka arritur në spital, ku ka kërkuar ndihmën e parë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë person që e ka patur në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.

Njoftimi i policisë

"Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.  Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë", njofton policia. 


Video