“Media më e besueshme për t’u informuar”, Top Channel kryeson në sondazhin e Institutit Republikan Amerikan

7 February 2024, 20:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Media më e besueshme për t’u informuar”, Top
Godina e Top Channel

Një sondazh i Institutit Republikan Amerikan nxjerr në krye të klasifikimin Top Channel si media e parë dhe kryesore në vend me audiencën dhe me besueshmërinë më të lartë te qytetarët.

Në lidhje me pyetjen se cila media specifike si një kanal televiziv, radio, gazetë faqe interneti etj i konsideroni më të besueshme për lajmet dhe informacionet politike, Top Channel kryeson me 28 për qind të qytetarëve të anketuar.

“Media më e besueshme për t’u informuar”, Top

Sipas sondazhit të Institutit ndërkombëtar Republikan, rreth 77 për qind e shqiptarëve vazhdojnë të informohen nga televizioni dhe në vend të dytë renditen mediat sociale dhe interneti.

Për nxjerrjen e këtyre të dhënave, Institut Ndërkombëtar Republikan në bashkëpunim me IDRA intervistoi rreth 1800 qytetarë shqiptarë mbi moshën 18 vjeç në të gjithë territorin e vendit./TCH


Video