
Orjana Gremi, nëna 32-vjeçare e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Shkallës së parë Shkodër.
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me jetën e Orjana Gremit, 32 vjeçarja që braktisi në lumin Kir foshnjen e saj 8 ditësh, trupi i të cilit u gjet i pajetë nga policia.
32-vjeçarja është lënë në moshën 1 vjeçare nga nëna e saj tek daja dhe ai e ka rritur, nëna e saj është larguar në Greqi ku prej 30 vitesh nuk ka kontakt me vajzën e familjen që la pas.
Ndërkohë që babai i 32 vjeçares jeton aktualisht në Fier dhe pas divorcit, ka krijuar familjen e tij dhe s’ka kontakte as me vajzën në Shkodër apo pjesën tjetër të familjes që rrit të bijën e tij. Së fundmi e reja jetonte në shtëpinë e dajës, në fshatin Golem dhe prej 5-6 vitesh ishte e punësuar në një fasoneri.
32-vjeçarja doli të hënën para gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjyqtari Orgent Nazaj dha ndaj saj masën “arrest me burg” dhe vepra penale per te cilen akuzohet e reja eshte “vrasje ne rrethana te tjera te cilesuara”.