Histori me vrasje dhe Tom Doshi.../ Zbulohet kush banon në dy katet e fundit të pallatit që mori flakë sot në Tiranë

14 September 2023, 19:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Histori me vrasje dhe Tom Doshi.../ Zbulohet kush banon në dy katet e
(Majtas) Ish-deputeti Mhill Fufi, pallati ne flake (djathtas)

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar një hetim të detajuar mbi shkaqet e zjarrit që përfshiu një pallat sot në Tiranë.

Për fat të mirë nuk pati viktima, por dëmet janë të mëdha dhe kultura e sigurimeve të apartamenteve nga zjarri nuk është ende aq e përhapur sa tek automjetet.

Kështu që kostot do jenë të larta për të dëmtuarit, ndonëse Bashkia njoftoi edhe një grant ndihme për elektroshtëpiake për familjet e dëmtuara.

Reagimi i institucioneve të Bashkisë veçanërisht i zjarrfikësve ka qenë ekselent duke bërë të mundur që ngjarja e rëndë të mbyllet pa viktima.

Po çfarë e shkaktoi këtë zjarr?

Sipas kreut të zjarrfikësve, zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë më pas përbërja e fasadës e ka ndihmuar të ngjitet lart.

Disa banorë thanë se një studio mjeku në këtë kat ka një furrë, por ende nuk dihen detaje.

Ndërkohë, pamjet e përhapura tregojnë një zjarr të madh në pjesën e sipërme të godinës.

Burime shumë afër ngjarjes thanë për DITA se në dy katet e fundit të pallatit jeton Mhill Fufi, një personazh kontrovers, ish-deputet i PD që më pas u përjashtua nga kjo parti.

I heshturi Fufi nga Laçi mbahet mend më shumë se për deklarata politike, për episodin me akuzat e Tom Doshit për vrasje nga Meta, ku ai përmendi edhe Fufin.

Mbetet për t’u verifikuar nëse zjarri ka lidhje me këtë zonë të pallatit./Gazeta Dita


Video