Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Rindizet sërish zjarri në pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.
Pak çaste më parë, kati i gjashtë i pallatit 10-katësh është përfshirë nga flakët në ambientet e brendshme të tre apartamenteve, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Forcat zjarrfikëse janë duke pompuar ujë brenda ballkoneve dhe dritareve të pallatit, por intensiteti i zjarrit është shumë i lartë.
Zjarri është zhvendosur në katin e gjashtë, përmes fasadës së pallatit, ndër flakët në fillim kanë shpërthyer në taracë.
Sakaq, mësohet se një zjarrfikës është transportuar me urgjencë në spital, pasi ka pësuar asfiksi nga tymi i dendur.