DETAJE të REJA/ Rrezikon të digjet i gjithë pallati në Tiranë, flakët shpërthejnë xhamat e ndërtesës (Video)

14 September 2023, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE të REJA/ Rrezikon të digjet i gjithë pallati në

Situata e zjarrit në katin e fundit të një pallati pranë DPSHRR e njohur ndryshe si zona e ish-parkut të autobusëve ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakët kanë agravuar dhe rrezikon të digjet e gjithë ndërtesa.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa zjarrfikës por ndërhyrja aktualisht është e vështirë për shkak të flakëve masive të cilat kanë shpërthyer xhamat e ndërtesës.

Sakaq, banorët kanë dalë të alarmuar jashtë ndërtesës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën "Sali Butka", ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Video të siguruara nga VoxNews:


Video