
Pas disa minutash në luftë me flakë, zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin që kishte përfshirë katin e fundit të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Pamje të reja nga zjarri në Tiranë:
Sakaq, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse mësohet se zjarri është shuar në pjesën e sipërme të fasadës, por flakët kanë përfshirë katet e tjera më poshtë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën "Sali Butka", ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pamjet e mëparshme kur pallati kishte marrë flakë: