Hapet ekspozita me punime artizanale në ambjentet e një prone të konfiskuar në Tiranë!

6 August 2026, 15:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hapet ekspozita me punime artizanale në ambjentet e një prone të

Një histori suksesi e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara është prezantuar sot në Tiranë, me çeljen e ekspozitës “Thurja e Qilimave”, e cila sjell për publikunpunimet artizanale të grave të sipërmarrjes sociale “Traditaime Artizanale”.

Ekspozita është hapur në ambientet e Publik Galeri, njëqendër e dedikuar artit, kulturës dhe aktiviteteve komunitare, e ngritur po në një pasuri të konfiskuar dhe e administruar ngaAgjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Kjo ekspozitë krijon një lidhje domethënëse mes dy pasurive të konfiskuara që sot i shërbejnë interesit publik: njëra nëqytetin e Elbasanit, ku prej vitesh zhvillon aktivitetinsipërmarrja sociale “Tradita ime Artizanale”, dhe tjetra nëzemër të Tiranës, ku punimet e realizuara nga artizanet poprezantohen për qytetarët dhe vizitorët.

Duke përshëndetur hapjen e ekspozitës, Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, theksoi se ky është një shembullkonkret i filozofisë së re të administrimit të pasurive të konfiskuara.

“Pasuritë e konfiskuara nuk duhet të mbeten asete të ngrira, por të rikthehen në funksion të komunitetit. Prej vitesh njëpronë e konfiskuar në Elbasan shërben një qendër prodhimidhe punësimi për gratë, ndërsa një tjetër pronë e konfiskuar nëTiranë prej pak muajsh shërben si hapësirë për promovimin e artit dhe kulturës. Ky është modeli që synojmë të zgjerojmë: transformimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale në mundësi zhvillimi ekonomik, social dhe kulturorpër qytetarët.”

Xhaja nënvizoi se AAPSK do të vijojë të mbështesë iniciativatë tilla, të cilat krijojnë vlerë të shtuar për komunitetin dhe dëshmojnë se ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara mund të prodhojë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve.

Nga ana e tij, drejtuesi i Fondacionit Joscelyn, Saimir Bakalli, u shpreh se ekspozita synon të sjellë në vëmendje jo vetëmmjeshtërinë tradicionale të thurjes së qilimave dhe sixhadeve, por edhe historitë njerëzore që qëndrojnë pas çdo punimi.

“Çdo qilim dhe çdo sixhade është rezultat i orëve të gjata të punës, përkushtimit dhe talentit të grave që janë pjesë e sipërmarrjes sociale ‘Tradita ime Artizanale’. Përmes kësajekspozite duam t’i bëjmë këto punime më të njohura përpublikun, duke krijuar mundësi reale për promovimin dhe tregtimin e tyre. Qëllimi ynë është që arti dhe tradita të kthehen në të ardhura të qëndrueshme për gratë artizane dhe familjet e tyre.”

Ekspozita prezanton një koleksion të pasur qilimash, sixhadesh dhe punimesh të tjera tradicionale të realizuara me teknika artizanale, duke ruajtur motive dhe elementë të trashëgimisë kulturore shqiptare të përcjella ndër breza.

“Thurja e Qilimave” do të qëndrojë e hapur për publikun derimë 4 shtator 2026, në ambientet e Publik Galeri, në rrugën“Hasan Alla” në Tiranë, nga e hëna në të premte, në orarin09:00–17:00.

Ekspozita përfaqëson një model të suksesshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile, duke dëshmuar se pasuritë e konfiskuara mund të shndërrohen në hapësira që promovojnëkulturën, krijojnë mundësi ekonomike dhe mbështesinzhvillimin e sipërmarrjeve sociale.


Video