Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhës.
Një taksist ka bërë kallëzim në polici, duke treguar se dy persona e kishin dhunuar dhe grabitur.
Sipas dëshmisë, dy autorët i kanë zënë pritë dhe me dhunë i kanë marrë sendet personale, si dhe një shumë parash.
Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë janë vënë në lëvizje, duke nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.