Gripi i shpendëve, pulat do të lëvizen në thertore vetëm me certifikatë veterinarie

20 March 2022, 19:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gripi i shpendëve, pulat do të lëvizen në thertore

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë ka ngritur Qendrën Kombëtare të Krizës, që do të marrë vendimet për situatën e krijuar nga gripi i shpendëve, që dyshohet se ka shfarosur mbi gjysmë milioni pula në Shqipëri.

Përveç ngritjes së kësaj qendre një urdhër i dytë ka vendosur në karantinë të gjitha fermat e shpendëve ku janë konfirmuar dhe ku dyshohet se mund të ketë shpërthyer gripi i shpendëve.

Është urdhëruar dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i objekteve, pasjisjeve, ndërtesave, mjeteve të transportit dhe mjediseve të tjera, zonave dhe sipërfaqeve ku mbahen shpendët e infektuar, ose të dyshuar si të infektuar.

Urdhërohet inventarizimi i të gjitha fermave që janë prekur, ose dyshohet se janë prekur nga virusi, përcaktimi i një zone mbrojtjeje dhe zone m bikëqyrje, ndalimi i lëvizjes së shpendëve, produkteve dhe nënprodukteve të tyre, ndërsa lejimi për në thertore vetëm me certifikatën veterinare.

Ndërkohë, më herët Ministria e Bujqësisë doli me një njoftim duke këshilluar qytetarët që të mos konsumojnë produktet, apo nënproduktet të shpendëve pa i gatuar më parë në temperatura mbi 70 gradë celcius.


Video