GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”, mungonte biznesmeni i "Kontakt" dhe avokati i tij!

20 May 2026, 15:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”, mungonte
Dosja “Partizani”

Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë, për shkak të mungesës së të pandehurit Fatmir Bektashi i "Kontakt" dhe avokatit të tij, Sokol Hazizaj.

Gjatë zhvillimit të seancës, përfaqësuesit e SPAK kërkuan që procesi të shtyhej, duke argumentuar se mungesa e mbrojtësit ligjor ashtu edhe e të pandehurit e bën të pamundur vazhdimin normal të shqyrtimit gjyqësor.

“Duke qenë se mungon avokati Sokol Hazizaj dhe i pandehuri Bektashi, vlerësojmë se jemi në kushtet që seanca duhet të shtyhet”, u shprehën përfaqësuesit e SPAK në sallën e gjyqit.

Ndërkohë, në ambientet e gjykatës ishin të pranishëm edhe dy dëshmitarët e thirrur për këtë proces, por dëshmia e tyre nuk u administrua pasi seanca u shty.

Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 8 qershor, në orën 10:00. Në seancën e radhës do të jenë 5 dëshmitar mest tyre, Paro Laçi dhe Genc Ruli.


Video