Gjirokastritët edhe daljet në shesh i kanë me kursim, 5 veta në protestë

13 March 2022, 12:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjirokastritët edhe daljet në shesh i kanë me kursim, 5 veta
Protesta në Gjirokastër

Të njohur si kursimtarë, qytetarët e Gjirokastrës duket se rritjen e çmimeve kanë zgjedhur ta menaxhojnë vetë me një mirëadministrim më të mirë dhe jo duke protestuar.

Edhe pse çmimet kanë prekur gjithë produktet e konsumit dhe çdo ditë qytetarët e Gjirokastrës ankohen për pamundësinë për të jetuar dhe kërkojnë rritje pagash e pensionesh, askush përveç 5 të rinjve nuk ka protestuar në ditën e pestë të protestave në gjithë Shqipërinë.

Qytetarët e Gjirokastrës kanë vendosur të kursejnë edhe daljet në shesh.

Ndërkohë në Tiranë protesta masive nisi rreth orës 11:00 në sheshin "Skënderbej" dhe u zhvendos para kryeministrisë.

Edhe Devolli dhe Korça kanë protestuar ditën e sotme.


Video