Sot sërish protesta në Tiranë dhe rrethe kundër çmimeve të larta

13 March 2022, 08:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot sërish protesta në Tiranë dhe rrethe kundër

Një protestë tjetër është paralajmëruar të mbahet sot e thirrur nga shoqëria civile.

Tubimi do të nisë në orën 11:00 në sheshin ‘Skëndërbej’ e më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ashtu si ditën e kaluar, lajtmotivi i protestës është ‘boll na vodhët!

Kjo është protesta e pestë që do të mbahet kundër rritjes së çmimeve, të naftës dhe të produkteve bazë të shportës.

Ditën e djeshme pati një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në protestë të cilët kërkuan masa për rritjen e çmimeve, disa dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë katër ditëve protestë ka pasur disa protestues të shoqëruar dhe arrestuar.

Pas protestës së djeshme para Kryeministrisë, protestuesit iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar.

 


Video