Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një plagosje me armë gjahu ka ndodhur këtë paradite në fshatin Picar të Gjirokastrës.
Një banor i fshatit ka qenë duke përndjekur qentë e fshatit dhe i ka qëlluar me armë gjahu.
59-vjeçari A. M. ka qëlluar në drejtim të qenve, ndërkohë që shpërthimi i saçmës nga gryka e armës së gjahut ka dëmtuar kushëririn e tij, Siri Muro, i cili ishte në krah të agresorit të qenve.
Lëndimi nga saçmja ka qenë serioze, duke bërë që ai të dërgohet në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim të mëtejshëm. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rastin në fjalë.