Gjendet i rrëzuar buzë rrugës dhe në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit, dyshohet se e kanë përplasur

17 September 2025, 21:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i rrëzuar buzë rrugës dhe në gjendje të
Aksidenti në Pogradec

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori është gjetur i rrëzuar dhe në gjendje të rëndë buzë rrugës.

Është e paqartë nëse është përplasur nga ndonjë makinë, apo është rrëzuar aksidentalisht.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.


Video