Gara për kreun e SPAK, ambasadori i Gjermanisë: Të mos ndikohet nga jashtë

17 September 2025, 17:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gara për kreun e SPAK, ambasadori i Gjermanisë: Të mos ndikohet
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar përmes në mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, lidhur me fillimin e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Bergner ka vlerësuar SPAK-un për kontributin e madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ka bërë thirrje që gara për kreun e ri të jetë transparente, e bazuar në meritë dhe e pandikuar nga jashtë.

Mesazhi i Bergner:

Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi:

“Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.

Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.

Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE.”


Video