Gjendet i karbonizuar një trup në tragetin e përfshirë nga flakët në Jon

20 February 2022, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i karbonizuar një trup në tragetin e përfshirë nga
Foto gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në anijen "Euro Ferry Olimpia"

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur një trup të karbonizuar nga flakët në garazhdet e anijes “Euro Ferry Olimpia”, që u përfshi nga flakët për dy ditë rresht në ujërat territoriale shqiptare.

Ende nuk dihet se kujt prej 10 të zhdukurve i përket trupi u gjetur. Mësohet se ekipet e shpëtimit mundën të hyjnë këtë të diel në hambarin numër 2 të anijes ku edhe gjetën trupin e karbonizuar.

Numri i personave që janë të zhdukur tashmë është 10. Gjatë paradites, ekipet greke të shpëtimit nxorrën të gjallë një 21-vjeçar ukrainas, Kyril Kyrilenko, shofer i një kamioni me targa lituaneze, që ndodhej gjithashtu në këtë anije.

21-vjeçari ka thënë në dëshminë e tij se dëgjonte ende zëra në anije, çka ka rritur shpresat e grupeve greke të shpëtimit se do të gjejnë të tjerë persona të gjallë brenda anijes.

Gjendet i karbonizuar një trup në tragetin e përfshirë nga

Gjendet i karbonizuar një trup në tragetin e përfshirë nga

Gjendet i karbonizuar një trup në tragetin e përfshirë nga

Gjendet i karbonizuar një trup në tragetin e përfshirë nga
Lista e pasagjerëve që rezultojnë ende të zhdukur


Video