10 vite nga vrasja në Afganistan e kapitenit Feti Vogli

20 February 2022, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
10 vite nga vrasja në Afganistan e kapitenit Feti Vogli
Kapiteni Feti Vogli

Ndërkohë që e gjithë bota është mbërthyer nga ethet e një fronti të ri lufte në Ukrainë, sot ushtarakët shqiptarë kujtojnë ndarjen nga jeta në krye të detyrës të Kapiten Feti Voglit.

Misionet ushtarake të Shqipërisë në Afganistan janë të lara edhe me gjak shqiptar. Ishte 20 Shkurti 2012. Komandanti i grupit Feti Vogli kishte marrë një detyrë nga komanda amerikane për të shoqëruar një zyrtare amerikane në vizitën e saj në një spital dhe një shkollë.

Pjesë e skuadrës ishte edhe një ushtarak afganas i cili hapi zjarr me mitroloz në drejtim të Feti Voglit i cili nuk i mbijetoi plagëve.

Ndërsa ushtaraku tjetër Aleksandër Peci dhe një koleg amerikan mbetën të plagosur. Rezultoi se agresori ishte një prej shumë të infiltruarve nga Talebanët në ushtrinë e Afganistanit.


Video