Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Korçës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ndërsa tentoi të korruptojë efektivin e 'Rrugores'.
I riu me inicialet K.K., nga Bilishti i ka ofruar punonjësit të policisë 2 mijë lekë të reja, që të shmangte testin e alkoolit.
Pas kryerjes së testalkoolit rezultoi se K. K., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kartëmonedha të prerjes 1000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".