
Pasagjerët që kanë mundur të shpëtojnë pasi zjarri përfshiu tragetin e linjës Greqi-Itali kanë rrëfyer përvojën e tyre të frikshme. Teksa 12 persona rezultojnë ende të zhdukur, 280 pasagjerët e shpëtuar janë dërguar në hotele. Shumë nga pasagjerët ishin shoferë kamioni që kishin automjetet e tyre në garazh.
David Ëaller një shofer kamioni nga Britania e Madhe thotë se u zgjua në mes të natës nga një telefonatë e menaxherit të tij. Në errësirë ai ka mundur të shkojë drejt varkave të shpëtimit.
“Ishte kaq joreale, ishte pak si Titaniku. Ata vendosën t’i ulnin varkat, kështu që ne të gjithë u hodhëm atje, gjë që zgjati ndoshta gjysmë ore sepse ata i mbushën sa më shumë që mundën, por ishte mjaft e drejtë, dhe më pas zbritëm dhe ishte pak e frikshme sepse varka e vogël po kalonte matanë, duke goditur varkat e mëdha, por në fund u ul në tokë.”
Ndërsa një pasagjer italian thotë u zgjua në katër të mëngjesit nga ekuipazhi i anijes, duke e njoftuar se anija ishte në flakë. Ai thotë se flakët u përhapën në mënyrë të shpejtë.
Brigada greke e zjarrit tha se dy burra të bllokuar në garazhin e anijes janë shpëtuar dhe janë transportuar me helikopter në një spital në Korfuz, njëri prej të cilëve nuk ishte në listën zyrtare të personave të zhdukur.
Në bordin e anijes Euroferry Olympia ndodheshin 240 pasagjerësh dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.