Masat nuk zbatohen, por Ministria e Shëndetësisë i zgjat deri në 1 mars

18 February 2022, 19:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Masat nuk zbatohen, por Ministria e Shëndetësisë i zgjat deri

Disa epidemiologë kanë bërë thirrje që masat kufizuese në fuqi të rishikohen me lehtësime, duke argumentuar se kulmi i valës së Omicron është kaluar dhe virusi nuk paraqet të njëjtën rrezikshmëri me variantet e mëparshme të tij.

Por, Ministria e Shëndetësisë mendon të kundërtën dhe ka vendosur që masat kufizuese aktuale të mbeten në fuqi deri më 1 mars.

Vendimi i MSH mban në fuqi ndalimin e lëvizjes nga ora 23:00 deri në orën 06:00 dhe kufizimin e tubimeve publike.

Gjithsesi, të dyja këto masa janë shkelur me të dyja këmbët dhe autoritetet kanë mbyllur njërin sy përballë këtij fakti.

Kufizimi i tubimeve të jo më shumë se 50 vetëve në mjedise të mbyllura, jo vetëm që është shkelur, por shkelja transmetohet edhe në ekrane, si në rastin e aktiviteteve politike që ka ndërmarrë Berisha e Basha.

Po ashtu, edhe jeta e natës vazhdon e pashqetësuar pas orës 23:00 dhe për ta provuar këtë, Ministrisë së Shëndetësisë do t’i mjaftonte një profil në Instagram për të ndjekur lidhjet live nga festat e lokaleve të mbushura përplot me njerëz.


Video