Fshehu në një bunker trupin e shokut që kishte ndërruar jetë, vihet në pranga 29-vjeçari

21 April 2022, 17:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fshehu në një bunker trupin e shokut që kishte ndërruar

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar të dyshuar se ka fshehur në një bunker trupin e pajetë të Ilir Markut, 36-vjeç pasi ky i fundit dyshohet se ka ndërruar jetë nga një mbidozë droge.

Sipas veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi M. I., 29 vjeç, sipas policisë, është lidhje shoqërore me shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili u gjet ditën e mërkurë, në një bunker, pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, më datë 17.04.2022, kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe shtetasi I. M., ka gjetur vdekjen, ndërsa shtetasi M. I., ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker, duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, njofton policia.

 


Video