Bujar Nishani përfundon në Sanatorium pas kalimit të Covid-19

21 April 2022, 14:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Bujar Nishani përfundon në Sanatorium pas kalimit të Covid-19
Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nishani është rikthyer në Sanatorium pasi kaloi koronavirusin, pasi pati të nevojshme ndihmën mjekësore.

Ish-kreu i shtetit po trajtohet për pneumoni bilaterale post Covid. Gjendja e tij është stabël dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.

Megjithatë rasti i Nishanit po ndiqet me kujdes dhe në rast përkeqësimi të mëtejshëm mund të dërgohet për mjekim më të specializuar jashtë shtetit.


Video