FOTO/ Zjarri shkrumbon një BUJTINË në Leskovik: Flakët u ndezën nga…

21 October 2025, 15:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Zjarri shkrumbon një BUJTINË në Leskovik: Flakët u
Leskoviku

Një vatër zjarri ka rënë sot pasdite në një prej bizneseve në afërsi të Leskovikut.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Korçës, mësohet se zjarri ka përfshirë një prej shtëpive të drurit që ky biznes agroturizmi ka.

Një zjarrfikëse nga Kolonja dhe një tjetër nga Leskoviku, së bashku me Policinë e Shtetit, janë drejt vendngjarjes.

Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por e gjithë banesa prej druri është djegur dhe ka dëme të shumta materiale.

Sipas të dhënave, dyshohet se zjarri është ndezur nga vetë pronarja e biznesit, ku për shkak të pakujdesisë ka marrë përmasa dhe ka qenë e pamundur të ndërhyhet nga vetë pronarët.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe as përhapje të zjarrit në sipërfaqen e tokës përreth.

Pritet që nga hetimet të zbardhen detaje, shkaqet dhe dinamika e saj.



Video