Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mijëra tifozë nga Roma dhe Holanda kanë zbarkuar në Tiranë për finalen e Ligës së Konferencës, Roma-Feyenoord edhe pse një pjesë e mirë e tyre ende nuk e kanë siguruar një biletë për të qenë prezent në stadium.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme shumë tifozë janë duke kërkuar bileta në treg të zi në rrugët e Tiranës. Ata mbajnë në duar tabela ku shkruajnë: "Duam bileta", teksa janë të gatshëm të paguajnë deri në 1 mijë euro për një biletë pas rrugës së gjatë që kanë bë për të ardhur në Tiranë.
Biletat e ndeshjes janë mbaruar brenda një ore që nga momenti i hapjes së procesit të blerjes së tyre dhe po shiten me çmime stratosferike në treg të zi.

