EMRAT/ Goditi me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes në Fier, policia: I riu ka ndërruar jetë në spital, autori në pranga

5 July 2024, 22:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT/ Goditi me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes në

Detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 39-vjeçari Xhuliano Miho ka goditur për vdekje 23-vjeçarin Xhimi Baka, bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.

Autori dhe viktima, fillimisht kanë debatuar më njëri-tjetrin, duke u konfrontuar më pas edhe fizikisht, duke bërë që 39-vjeçari ta godasë me thikë.

Policia njofton se i riu si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Video