Hapet zyrtarisht tuneli i Llogarasë (FOTO+VIDEO)

5 July 2024, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hapet zyrtarisht tuneli i Llogarasë (FOTO+VIDEO)
Hapet zyrtarisht tuneli i Llogarasë

Vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, tuneli i Llogarasë, është hapur sot zyrtarisht për përdorim.

Tuneli është hapur përmes një ceremonie inaugurimi ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë.


Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.

 

Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.


Tuneli i Llogarasë, i cili u hap përpara afatit përfundimtar, do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet.

 



Video