EMRAT / Dy të rinj shqiptarë kapen me kokainë dhe para “cash” në Angli

13 December 2024, 19:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT / Dy të rinj shqiptarë kapen me kokainë dhe para
Foto ilustruese

Dy të rinj shqiptarë janë kapur me një sasi kokaine dhe 10 mijë paund “cash” më 11 dhjetor në “King’s Lynn” të Anglisë.

Julind Alla, 26 vjeç, and Marius Bulka, 25 vjeç, u arrestuan pasi u konstatuan nga policia me drogë në makinë. Gjykata në Norwich ka vendosur sot t’i lërë të dy në paraburgim.

Marius Bulka ka marrë përgjegjësinë e drogës me qëllim shpërndarjeje ndërsa Alla është deklaruar i pafajshëm.

Të dyve iu refuzua lirimi me kusht pasi gjykata dëgjoi se të dy i nënshtroheshin garancisë për imigracionin e Home Office dhe nuk kishin adresa të shtëpive.

Alla pretendonte se jetonte me motrën e tij në Derbyshire, por kontrollet kishin gjetur se ajo nuk e kishte parë atë për muaj të tërë.


Video