GJKKO pushon hetimet dhe lë të lirë Arben Spahiun dhe Arsen Preçin

13 December 2024, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO pushon hetimet dhe lë të lirë Arben Spahiun dhe Arsen
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi janë lënë të lirë ndërsa GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për të pushuar hetimet ndaj tyre.

Spahiu dhe Preçi u arrestuan në muajin shkurt të vitit 2023 në qytetin e Elbasanit, pasi policia kishte dyshime se ata do të kryenin një vrasje me pagesë.

Në atë kohë, punonjësit e pastrimit gjetën një armë zjarri pistoletë në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa prokuroria zbuloi një makinë “BMW X6” të vjedhur, në brendësi të së cilës u gjetën 3 automatikë, një pistolë dhe dy bidona me benzinë.

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u arrestuan në dyshimin se do të vrisnin Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit.

GJKKO pushon hetimet dhe lë të lirë Arben Spahiun dhe Arsen
Vendimi i GJKKO

Video