E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Erjon Bani.
Në njoftimin për media, ambasada e SHBA rithekson edhe njëherë mesazhin se gjendet pranë institucioneve të pavarura shqiptare, për t’i mbështetur në misionin e tyre për sigurimin e drejtëisë, dhënies fund të pandëshkueshmërisë dhe forcimin e besimit publik.
Mesazhi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani për të riafirmuar angazhimin e SHBA në mbështetje të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ata diskutuan rolin thelbësor të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të ruajtur të drejtën, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore.