Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Balldre të Lezhës.
Mësohet nga informacionet paraprake se viktimë ka mbetur Nikolin Lekstakaj, anëtar i fisit që prej vitesh ka qenë në hasmëri me biznesmenin e ekzekutuar në prill të këtij viti, Ardian Nikulaj.
I riu Nikolin Lekstakaj, djali i Gjergj Lekstakaj është vrarë në derën e një dyqani në aksin që lidh Lezhën me Shkodrën, në Balldre. Ai është qëlluar me breshëri plumbash nga dy persona që ndodheshin në një makinë.
Sipas policisë, vrasja e Nikulajt u porosity dhe u financua nga Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996.
Lajmi në përditësim...