Detaje nga vdekja e 13-vjeçarit në Tiranë, çfarë dyshohet se e shkaktoi asfiksinë

19 July 2023, 17:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga vdekja e 13-vjeçarit në Tiranë, çfarë
Foto ilustruese

Një 13-vjeçar u gjet i pajetë ditën e sotme në Babrru të Tiranës. Sipas njoftimit të policisë, i mituri u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij brenda makinës në garazhin e shtëpisë.

Burime bëjnë me dije se fëmija ka shkuar tek garazhdi pas shëpisë, për të marrë benzinë. Në ketë garazh familajrët e tij kishin një automjet që nuk e ndiznin.

I mituri ka tentuar të ndezë makinën, ku dyshohet se ai ka marrë një bateri makine dhe i ka  vënë fishat.

Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka ngritur dyshime se fishat nuk janë vënë siç duhet e për këtë shkak kanë bërë masë. I mituri është gjendur nga familjarët disa minuta më vonë, ku ka qenë me pulla të verdha oksidimi.

Dyshimet për vdekjen e 13-vjeçarit janë se mund ti ketë ardhur për shkak të diabetit. Ai ka qenë obez dhe kur mjekët i kanë matur diabetin e ka pasur shumë të lartë.


Video