Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Gjykata e lartë vendos më 25 korrik për fatin e kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që mbahet në burg për shit-blerje votash.
Beleri nëpërmjet avokateve të tij mbrojtës kërkon një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni.
Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.
Fredi Beleri u arrestua me akuzën e shit blerjes së votës dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.